INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar flet për të ardhmen e tij pas rikthimit në Spanjë

Neymar flet për të ardhmen e tij pas rikthimit në Spanjë

Publikuar më: 10:39 28-08-2018

Disa foto të shpërndara nga Neymar në rrjetet sociale teksa shfaqej me ish- shokët e tij të skuadrës, Barcelonës, kanë ngritur dyshimet për një rikthim të mundshëm të brazilianit në Spanjë. Merkatoja vijon të jetë e hapur dhe flitet se Real Madrid ka gati ofertën prej 300 mln euro për 26-vjeçarit pasi shpreson që UEFA të detyrojë PSG të lëshojnë lojtarin e tyre, për mosrespektim të “Fair Play Financiar”.

Fotot ekzaltuan tifozët spanjollë, por ka qenë vetë lojtari që është përpjekur të shuajë të gjithë zërat që e afrojnë atë me klubin madrilen, duke theksuar se ka një kontratë me PSG dhe se do ta respektojë atë deri në fund.“Kam një kontratë me PSG, do qëndroj në Francë. Po, kam qenë të stërvitja e Barcelonës. Munda të takoja të gjithë dhe kalova një kohë shumë të mirë. Më mungojnë shumë”, u shpreh Neymar.

Me largimin e Cristiano Ronaldos drej Juventusit, ylli brazilian është parë si emri perfekt për zëvendësimin e tij. Por më herët PSG, ashtu edhe vetë lojtari kanë bërë të qartë që nuk do të lëvizë nga Franca, të paktën jo këtë vit, deri në përfundim të kontratës. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Perez dhe drejtuesit e klubit për të shpresuar për një operacion të minutave të fundit. Kjo shpjegon edhe arsyen përse Real nuk ka shpenzuar deri më tani asnjë para për një emër të rëndësishëm, që do mbulonte boshllëkun e portugezit, por duket se tani ka ardhur koha për t’i shpenzuar ato para, por me sytë larg Neymar.

Article Logic
Execution time: 0.0065999031066895