INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar Jr ''shpërthen'' në lot për kohën tek Barcelona: “Messi më mbështeti kur kisha nevojë”

Neymar Jr ''shpërthen'' në lot për kohën tek Barcelona: “Messi më mbështeti kur kisha nevojë”

Publikuar më: 18:13 25-02-2019

Neymar Jr ka “shpërthyer” në lot gjatë një interviste për “Esporte Spectacular” në vendlindjen e tij Brazil ku po rikuperohet nga dëmtimi.

Shkaku ishte ish-shoku i skuadrës Leo Messi. I pyetur nga gazetarja për “yllin” katalanas kur luanin bashkë, ai e kishte të vështirë të shpjegonte me fjalë rëndësinë e tij. Braziliani tha se Messi e mbështeti në kohën kur kishte më shumë nevojë: ‘’Mos ki frikë nga unë dhe askush në klub’’ janë fjalët që ai e inkurajonte.

Gjatë kohës së tij në “Camp Nou” Neymar shënoi 105 gola në 186 ndeshje, si dhe arriti të fitonte trofeun e Champions League.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986