INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar largohet zyrtarisht nga Barcelona, përfaqësuesit e lojtarit paguajnë 222 mln Euro [FOTO]

Neymar largohet zyrtarisht nga Barcelona, përfaqësuesit e lojtarit paguajnë 222 mln Euro [FOTO]

Publikuar më: 19:29 03-08-2017

Nëse ekipi i tij i ardhshëm nuk dihet ende, tashmë është zyrtare se Neymar nuk është më pjesë e Barcelonës.  Është vetë klubi katalanas që me një postim në faqen zyrtare në internet shkruan: “Gjatë pasdites të së enjtes, përfaqësuesit ligjorë të Neymar-it vizituan personalisht ambientet e klubit dhe bënë pagesën prej 222 milionë eurosh për të prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Tani do të kalojmë detajet në UEFA për të mbyllur këtë operacion”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës.

Në Paris po e presin me padurim dhe me shumë mundësi PSG do të jetë ekipi i ri ku do të aktivizohet futbollisti brazilian, Neymar. 

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703