Nëse ajo thotë braziliani Neymar del e saktë në fund të sezonit, bastexhinjtë me siguri nuk të nënvlerësojnë kurrë më mendimin e tij. Neymar beson se Liverpool nuk do të renditet mes katër ekipeve kryesuese të Premier League në përfundim të këtij sezoni.
Neymar do të jetë pjesë e skuadrës kampione të Francës, kur të përballen me ekipin e udhëhequr nga trajneri gjerman Jurgen Klopp, në takimin hapës të Grupit C në Champions League për këtë sezon të ri. Braziliani bëri këtë parashikim pikant teksa vizitoi Barcelonën me rastin e Turneut Europian të Pokerit “PokerStars”.
Referuar raportimit të “The Daily Express”, kur u pyet se kush mendonte se do të fitonte titullin kampion në Premier League këtë sezon, Neymar u përgjigj: “Kush do ta fitojë? Uoooh, kjo është e vështirë. Por Manchester City do ta fitojë. United do të jetë i dyti, Chelsea e treta. Në vend të katërt Tottenham”.