Neymar po përpiqet të bindë Paul Pogba për të lënë Manchester United sezonin e ardhshëm dhe t’i bashkohet PSG-së.
Prishja e marrëdhieneve me trajnerin Mourinho, duket se kanë filluar spekulimet e shumta për lëvizjen e lojtarit në një skuadër të re sezonin e ardhshëm.
Neymar është një shok i hershëm i Paul Pogba dhe thashethemet janë se ai i ka bërë një telefonatë mikut të tij, për ta pyetur rreth gjendjes në Manchester, duke i propozuar edhe transferimin e tij tek klubi i PSG-së.
Neymar do përpiqet të bindë presidentin Nasser Al-Khelaifi, se Pogba do të ishte lëvizja e duhur për ta çuar PSG-në drejt titullit të Champions League.
Por, PSG duhet patjetër të zgjidhë çështjet e Fair-Pay-it financiar përpara ndonjë lëvizje tjetër në merkato dhe shanset janë që Pogba të ngelet një ëndërr e parealizuar.