INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar takon shokët: Do të iki te PSG

Neymar takon shokët: Do të iki te PSG

Publikuar më: 10:29 02-08-2017

Neymar u rikthye në Barcelonë, por mesa duket për të bërë gati valixhet. Mëngjesin e sotëm ai nuk ka dalë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, e ky fakt u pasqyrua menjëherë nga mediet spanjolle, por që mori reagimin e menjëhershëm të klubit katalanas, që njoftoi se ishte trajneri Valverde që i kishte dhënë leje brazilianit për të zgjidhur të ardhmen e tij.

“El Mundo Deportivo” njoftoi komunikatën zyrtare të divorcit, që Neymar u kishte bërë shokëve të skuadrës, e që flet për një kalim të mundshëm të brazilianit nën kullën “Eiffel” brenda kësaj të premteje. Kjo media ka theksuar gjithashtu se situata brenda ekipit e ka bërë thuajse të pamundur qëndrimin e tij me katalanasit.

“O Ney” shkoi me vonesë në qendrën stërvitore të ekipit blaugrana, për t’iu komunikuar shokëve të skuadrës dhe stafit teknik dëshirën për t’u transferuar te Paris SG, duke e bërë thuajse zyrtare atë që përflitet javëve të fundit në mediet sportive botërore.

Edhe nëse PSG-ja do të paguante klauzolën prej 222 milionë eurosh, La Liga (Shoqata e klubeve profesioniste spanjolle) nuk do të pranonte transfertën dhe nuk do t’i mundësonte ndryshimin e fanellës brazilianit Neymar. Në bazë të këtij vendimi duket se qëndron çështja e “Fair Play”-t financiar dhe sitatata kontraktuale e vet sulmuesit brazilian.

Article Logic
Execution time: 0.0027260780334473