Me një penallti të fituar, dy gola, dhe dy assist, Neymar ishte ndër më të mirët në fushë mbrëmjen e kaluar në ndeshjen historike në Camp Nou. Por futbollisti brazilian, di të jetë edhe më i miri jashtë fushës, pasi është tallur keq fare me dy futbollistët e PSG. Pas ndeshjes së parë ku PSG fitoi me rezultatin 4-0, Rabiot kishe publikuar një fotografi në profilin e tij sëbashku me Kurzawan, ku kishte bërë me gishta rezultatin e ndeshjes së parë, ndersa Kursawa kishte ngritur dy gishta në formë përshëndetje.
Dhe pikërisht përshëndetjen më të bukur ua dha Neymar. Ai shpërndau këtë foto të tyren në instastoryn e tij dhe shkroi 4+2=6, duke u kujtuar edhe njëherë se sa gola pësuan mbrëmjen e kaluar.
Mirëpo sulmuesi i Barcelonas nuk e ka lënë me kaq, pasi ka komentuar edhe në foton e dy futbollistëve të skuadrës franceze, ku shkroi: “Çfarë ndodhi”.