Do të largohet Neymar ose jo nga Barcelona? Duket se kësaj çështjeje po i vjen fundi. Mediat franceze e transferojnë sulmuesin brazilian te kampionët e PSG-së.
Ato kanë zbuluar edhe ditën kur ai do të prezantohet në Paris. Sipas radios franceze “Europe 1”, marrëveshja e PSG-së me Neymar është fare pranë. Madje gjithçka quhet e kryer, pasi thuhet se nesër ai do të prezantohet në qendër të qytetit të Parisit, ashtu si Ibrahimoviç në vitin 2012.