Neymari do t’i kryejë testet mjekësore te PSG-ja të martën para se të kompletojë transferimin në Francë për një shifër rekord, 222 milionë euro.
Sipas raportimeve të fundit PSG do të paguajë klauzolën e lirimit të Neymarit me vlerë 222 milionë euro, ndërsa nesër ai do të bashkohet me klubin francez.
Neymar pritet të thyejë rekordin botëror duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e të gjitha kohërave.