INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 1 Janari nuk do të taksohen pagat

Nga 1 Janari nuk do të taksohen pagat

Publikuar më: 16:30 07-11-2018

Diskutimi i projektbuxhetit ka nxjerrë në pah një sërë risish. Tatimi mbi pagat e ulëta do të jenë pjesë e debatit në seancën parlamentare. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë kërkuar rishikimin e skemës, duke favorizuar 70 punonjës. Pavarësisht se nisma është kundërshtuar nga Ministria e Financave, drafti do të kalojë për votim në seancë. Ndryshimi i tatimit për pagat e ulëta ka shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Janë vetë deputetët socialistë që propozojnë që rrogat deri në 40 mijë lekë në muaj të kenë 0 tatim është kundërshtuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Blerina Gjylameti:
“Mendoj që do të duhet të jemi të hapur së pari për tu ulur dhe për të parë ndryshimet që mundemi apo jo. Mund të mos jetë 40 mijë, mund të jetë 35 mijë, mund të jetë 37 mijë, në varësi dhe të mundësive që kemi”.
Arben Ahmetaj:
“Të rrisim fashën nga 300 në 400 që parimisht është e gabuar. Dëmton progresivitetin dhe integritetin fiskal të punësimit”.
Erjon Braçe:
“Në qoftë se këtij vendi i ka ardhur e keqja në rritje borxhi, në rritje defiçiti etj nga tatimi i të ardhurave nga puna, atëherë unë dorëzohem”.
Nëse një ndryshim i tillë do të miratohet në parlament, në vend do të përfitonin 70 mijë qytetarë të cilët do të merrnin 13 mijë lekë më shumë në muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092