INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 10 korriku shqiptarët pa viza në Armeni

Nga 10 korriku shqiptarët pa viza në Armeni

Publikuar më: 10:20 28-06-2018

Një tjetër shtet do t’ju japë akses shqiptarëve të lëvizin lirshëm. Qeveria e Armenisë po planifikon lëvizjen e lirë pa viza për shtetasit e Shqipërisë, Turkemnistanit, Libanit dhe Kanadasë duke nisur nga data 10 korrik 2018. Vendimi pritet të miratohet sot gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë që të vizitojnë Armeninë pa patur nevojë të aplikojnë për vizë, afat i cili ishte maksimumi prej 180 ditësh brenda një viti. Sipas qeverisë armene, kjo do të ndikojnë në rritjen e turizmit, njohjen  e ndërsjelltë të vlerave historike e kulturore të vendeve, si dhe do të sjellë rritjen e bashkëpunimit dypalësh. Ndërkohë, në maj të këtij viti Kina po ashtu njoftoi heqjen e vizave për turistët nga 59 shtete të botës, ku ndër to listohej edhe Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626