Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta.
Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.
“Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”, thotë Gonxhja.
Asnjë tarifë ekstra nuk do të shtohet për këtë shërbim.