INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nga 19 gushti, do shfaqet filmi amerikan, flitet dhe për Gërdecin [VIDEO]

Publikuar më: 14:09 09-08-2016

Një film nga Waner Bros, ku një vend të veçantë i kushtohet dhe prodhimit të armëve në Gërdec me titullin “Qentë e Luftës” do të nisë të shfaqet nga data 19 gusht nëpër kinema. Subjekti i filmit lidhet me furnizimin me armë të ushtrisë amerikane në Afganistan, ku përfshihet edhe tragjedia e Gërdecit. Në të trajtohet historia e dy protagonistëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, dy të rinj aventurierë që arritën të marrin një kontratë me vlerë 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afaganistan. Peripecitë e të dyve trajtohen me nota humori në filmin, që bazohet në shkrimin e Rolling Stones nga gazetari Guy Lawson. Po Diverolit iu  vunë dhe prangat në 2008-tën nga autoritetet amerikane me akuzën e rëndë për trafik armësh.

Article Logic
Execution time: 0.0022740364074707