INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 2 dhjetori jo më importim makinash të vjetra, por çfarë lejohet e nuk lejohet

Nga 2 dhjetori jo më importim makinash të vjetra, por çfarë lejohet e nuk lejohet

Publikuar më: 14:52 01-12-2018

Duke nisur nga kjo e dielë më 2 dhjetor do të hyjë në fuqi vendimi për ndalimin  e importit të makinave më të vjetra se 10 vite.

Ndërsa  për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave  njofton se ditën e diel hyn në fuqi VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 .Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim  mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;

b) Motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër,

c) Autoveturat e përdorura  duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

ç) Motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1 duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.Kështu, në dhjetor 2018 do të lejohen vetura me vit prodhimi jo më larg se 2008, ndërkohë që për kamionë e autobusë mosha e prodhimit për importim nuk duhet të jetë më larg se 2003-shi.

Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi.

Po kështu, nuk zbatohet për importin e mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare.  Ndërsa Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0040221214294434