INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 4 maji lehtësohen lëvizjet ndërqytetase! Ja liritë e tjera që do të kemi javën e ardhshme!

Nga 4 maji lehtësohen lëvizjet ndërqytetase! Ja liritë e tjera që do të kemi javën e ardhshme!

Publikuar më: 17:25 21-04-2020

Duke filluar nga 4 maji, do të ketë më tepër lehtësi për lëvizjet ndërqytetase.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama i cili, në një dalje publike tregoi sesi do të ndryshojë jeta e qytetarëve në ditët në vijim.


Kreu i qeverisë u shpreh se javën e ardhshme do të rritet edhe orari i daljes për në pazar:

“Javën e ardhshme ne do të rrisim orarin e daljes për pazar. Do të hapim dhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi për të lehtësuar sapopak njerëzit që kanë mbetur andej apo këtej.

Nga e hëna, 4 maj, do të lehtësojmë shumë lëvizjet brenda qyteteve me këmbë apo me makinë. Pa e kufizuar vetëm te makinat që duan të shkojnë në punë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se nga 4 maji do të hapet dhe blloku i 3-të i bizneseve.


“Hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie. Kjo patjetër do të ndihmojë edhe ekonominë familjare të atyre që do të kthehen në punë”.

Ndërkohë, deri në fillim të javës tjetër do të ketë edhe një vendim për shkollat dhe universitetet:

“Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Dmth të gjithë ende nuk kanë një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi të mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh”.

Rëndësi kryeministri i kushtoi edhe sektorit të turizmit për të cilin tha se brenda gjysmës së parë të majit do të ketë një plan për të mos lejuar degradimin e gjendjes:

“Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas çdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike. Prandaj mos u qani se rregullat ndryshojnë shpesh”, tha ai.

/Iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0043509006500244