Tani nuk ka më vend për dyshime! Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë në një lidhje romantike dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.
Lajmet që qarkullonin prej ditësh në mediat rozë çifti i ka konfirmuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku tema e diskutimit ishte “Sa të vërtetë janë çiftet?”.
Kur Manushi u ndal tek Argjira dhe Graciano, ata nisën të vraponin për t’u larguar nga skena. Pas kësaj, balerini ka konfirmuar romancën me bukuroshen brune duke thënë: “Aktrimin unë e kam shumë inat. Ju e dini të gjithë. Pse bëni sikur se dini?”.
Më pas Manushi ka ngacmuar Argjirën duke i thënë:”Po mirë moj Gjira nga 6 miliardë njerëz në botë te ky shkove?”, batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në studio.
Zyrtarisht showbizit shqiptar i është shtuar një çift i ri dhe dimë t’ju themi që duken shumë të bukur bashkë!