Alba Hoxha dhe Albi Nako prej disa kohësh po përfiten për një lidhje të mundshme. Ata të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë fakt, madje balerina e njohur nëpërmjet disa postimeve në Instagram e ka mohuar dhe ka treguar që është single.
Mirëpo edhe pse ka thënë që nuk është në një lidhje, Alba mori dhurata në ditën e të dashuruarve, por autori nuk dihet ende. Alba ka publikuar ditën e djeshme në Instastory një foto të një kutie ku brënda shkruhej me trëndafila të kuq “I love You” dhe një buqetë gjigande sërish me trëndafila të kuq në formë zemre.
Po pse Alba i fshiu të gjitha fotot dhe videot që kishte me trëndafilat ende pa kaluar 24 orë?