INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Arseniku te dhëmbët e zeza, 7 trendet më të çuditshme të bukurisë në histori

Nga Arseniku te dhëmbët e zeza, 7 trendet më të çuditshme të bukurisë në histori

Publikuar më: 15:50 03-05-2018

1. Vetullat e bashkuara me qime dhie

1.JPG

Siç e dimë të gjithë, e bukura Frida Kahlo tronditi dynjanë me vetullat e saj të bashkuara. Megjithatë, ajo ishte një prirje popullore bukurie shumë kohë para Fridës.

Sipas New York Times, grekët e lashtë e vlerësonin bukurinë e një vetulle të vetme sepse tregonte inteligjencën dhe bukurinë te gratë. Gratë që nuk kishin fatin t’i kishin të bashkuara madje lyenin vetullat e tyre me kohl (lloj sulfati) ose pluhur të errët. Sipas Mental Floss, për të arritur këtë standart bukurie disa femra përdornin qimet e dhisë madje edhe rrëshirë pemësh!

 

2. Vena të theksuara si Marie Antoinette

2.JPG

Gjatë epokës së para-revolucionit në Francë, lëkura e zbehtë ishte trendi më i madh për shkak të influencave si Marie Antoinette. Megjithatë, me lëkurë të zbehtë, shpesh vijnë edhe venat më të dukshme, që lakmoheshin po aq shumë nga gratë e kësaj kohe. Aq shumë, sa shpesh ngjyrosnin venat e tyre me lapsa blu për të nxjerrë në pah tiparet e tyre vaskulare.

 

3. Shkulja e qerpikëve në Mesjetë

3.JPG

Sot, shumë prej nesh bëjnë çdo gjë që mundemi për të patur qerpikë sa më të gjatë e të plotë. Përdorim rimel apo bëjmë edhe trajtime. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Gjatë Mesjetës, balli konsiderohej pjesa më seksi e fytyrës së një gruaje. Sipas Marie Claire, gratë shpesh kanë hequr shumicën ose të gjithë qerpikët e tyre (dhe vetullat gjithashtu!) për të nxjerrë në pah këtë pjesë të fytyrws.

4. Pudra me kushte natyrale në periudhën Viktoriane

4.JPG

Anglia në epokën Viktoriane nuk ka patur shumë qasje me grimin falë Mbretëreshës, e cila e dënoi atë si diçka që praktikohej nga aktorët dhe prostitutat. Për të kompensuar mungesën e ruzhit, gratë e kësaj kohe duhet të improvizonin. Sipas Into The Gloss, ato fshehurazi kafshonin buzët dhe pickonin faqet fort, për të krijuar një hijë rozë në pamjen e tyre. Kot nuk thonë bukuria është dhimbje, mendoni sa janë sakatuar për të përfituar këtë përskuqje.

 

5. Dhëmbët e zeza

5.JPG

Në një botë ku dhëmbëte bardhë janë shumë të dashur dhe çdo pastë dhëmbësh në treg ka çelës suksesi agjentët zbardhues, është interesante të mendosh trendin e bukurisë japonez Ohaguro, popullor në epokën Meiji. Ohaguro i referohet dhëmbëve të zinj me llak, të cilat mund të arrihen duke pirë "një ngjyrë të zezë me bazë hekuri të shkumëzuar me kanellë dhe erëza të tjera aromatike", sipas blogut të njohur Stuff Mom Never Tells You, kjo praktikë u ndalua në vitet 1870 kur perandoresha e Japonisë në mënyrë të guximshme doli me dhëmbët e bardhë si një lëvizje drejt modernizimit. Fakt: Dhëmbët e zeza qëndronin më të fortë se të bardhët dhe buzëqeshjet e errëta simbolizonin nënshtrimin femëror kundrejt meshkujve.

 

6. Pamja kufome

6.JPG

 

Njerëzit e shekullit të 18-të (po ashtu edhe shekuj më parë) ishin tifozë të mëdhenj të fytyrave të zbehta. Sidoqoftë, mënyra për t’a arritur bardhësinë ishtë shumë e dyshimtë. Njerëzit pudrosnin fytyrat e tyre duke përdorur një përzierje që përfshintë plumbin dhe uthullën.

Sipas NBC News, plumbi i bardhë neutralizonte ngjyrën e fytyrës dhe zhdukte qukat. Ndonjëherë, ata do të kryejnë atë me pak pije të kuqe për një shkëlqim rozë.

Megjithatë, kjo lyerje e rëndë nuk është e mirë për fytyrën dhe përfundonte duke shkaktuar prishje të lëkurës, shenja, madje dhe sëmundje. Të paktën arrinin atë imazhin si fantazëm që dëshironin, meqënëse kjo metodë mund të kishte pasoja vdekjeprurëse.


7. ARSENIK PËR LËKURËN???

7.JPG

Pasi përdorimit të plumbit për të arritur bardhësinë e lëkurës i erdhi fundi, në modë doli të haje arsenik për t’u bërë më e bukur (ndoshta arseniku ju duk më i sigurtë?).

Ky produkt, i cili siç të gjithë e dimë që është vdekjeprurës, gjithashtu ndihmon në neutralizimin e ngjyrës, zbutjen dhe zbardhjen e lëkurës. Sipas New York Magazine gjithashtu mund të të bënte tullace dhe nëse e lije direkte, mund të të shkaktonte shumë probleme të tjera.

Bukuria është e frikshme për vdekje njerëz, në kuptimin e parë të fjalës.

Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379