INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga arsyeja e ndarjes me Beartin, te lidhja e Andit me Melisën, Tea i thotë të gjitha: Ishte shumë xheloz, më vinte pas…

Nga arsyeja e ndarjes me Beartin, te lidhja e Andit me Melisën, Tea i thotë të gjitha: Ishte shumë xheloz, më vinte pas…

Publikuar më: 14:36 06-04-2021

Tea ka vendosur të flasë për ndarjen nga Bearti në një rrëfim ekskluziv për aplikacionin “Përputhen”. Tea ka treguar se xhelozia dhe pasiguria e Beartit e ktheu lidhjen e tyre toksike. Ish-konkurrentja është shprehur se ajo dhe Bearti nuk ndaheshin për asnjë moment nga njëri-tjetri dhe ndonëse në fillim i pëlqente kjo, më vonë kuptoi që ishte e gabuar.

“Nuk kam qejf të flas dhe të jap detaje. Do kisha zgjedhur që të mos ta bëja nëse gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien time me të nuk do ishte kaq publike. Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, poashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme. 24 orë të ditës i kalonim bashkë. Madje edhe kur lyeja flokët ai ishte me mua.

E shijoja por tani që e shikoj në një perspektivë tjetër ishte diçka që s’duhet kishte ndodhur. Na mbyti të dyve neve. Nuk e di çfarë na bëri ta zhvillonim kështu marrëdhënien tonë, mbase presioni nga njerëzit, nga publiku, nga të gjitha anët. Nga fakti që Bearti kishte ca pasiguri ndaj meje dhe unë e kam kuptuar shumë vonë që e gjithë kjo erdhi për shkak të pasigurive. Çfarë dua të them unë me pasiguri? Xhelozi! Një nga faktorët kryesorë që na bënte të kishim mosmarrëveshje. Sado jam përpjekur që të rregulloj në çdo moment apo të ndryshoj jetën time. Jam njeri i lirë por sa kemi qenë bashkë kam hequr dorë nga gjithçka. S’kam bërë gjë tjetër pos t’i përkushtohesha atij. Një gabim i madh”, është shprehur Tea.

169961660_473533133842043_4904182058153790199_n-548x600.jpg

 

Tea foli edhe për festën në Stamboll ku u tha se ndodhi edhe ndarja e çiftit.

“Stambolli. Të gjithë duan të dinë çka ndodhi atje. Përkon me fundin e marrëdhënies tonë. Ajo ishte pika mbi i dhe vula që shënoi përfundimin e marrëdhënies me të. Idea ishte që të festonim ditëlindjen time. Shkoi shumë ndryshe nga prisja”, ka treguar Tea.

169946474_458837202050355_750861256321325600_n-488x600.jpg

 

Ndërsa sa i përket lidhjes fallco me Andin, ajo ka konfirmuar se ka qenë e gjitha një lojë dhe ka kërkuar falje për këtë gjë. Tea është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si reagoi Andi pas skandalit, duke u tërhequr dhe ja lënë asaj peshën e fajit.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ndërkohë që ishte në lidhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër. Tea nuk e ka thënë emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën. Në atë kohë, për të cilën Tea ka folur, Andi është folur vetëm për lidhje me Melisën.

Andi dhe Melisa janë përfolur gjithmonë për një histori dashurie mes tyre, por ata të dy nuk e kanë pranuar kurrë këtë gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879