INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga artiste cirku në kampione bote. Romelda Bega tregon për triumfin e saj [VIDEO]

Nga artiste cirku në kampione bote. Romelda Bega tregon për triumfin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 19:56 29-12-2017

Romelda Bega, peshëngritësja shqiptare na ka përfaqësuar denjësisht në konkursin botëror të mbajtur në SHBA. Bega është shpallur kampione bote për femra duke zënë vendin e parë në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg.

Peshëngritësja shqiptare ngriti 125 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë. Por në provën e tretë siguroi medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

 

per_brenda_lajmit.png

Romelda Bega është përzgjedhur nga stafi i emisionit kolaudim në In Tv, si personazhi i vitit. Arritja e saj na ka bërë të ndihemi shumë krenarë, jo vetëm në po të gjithë Shqiptarët.

Ditën e sotshme Bega ka qenë e ftuar në Kolaudim. Ajo ka treguar se për të arritur këtë titull është stërvitur shumë.

per_brenda_lajmit.jpg

“Ishte një emocion shumë i madh, është një nder dhe me të vërtetë kam nderuar kombin tim dhe shqiptarët, për mua ishte fantastike. E prisja unë kam 13 vite që jam në këtë profil. Ishte një garë shumë e vështire dhe emocionuese. Për mua ishte një arritje historike për Shqipërinë”, u shpreh Romelda.

Bega gjithashtu ka ndarë me ne edhe disa momente nga e shkuara e saj. Ajo u shpreh se është marrë me sport që në moshën 8 vjeçare si artiste cirku. “Unë e kam filluar sportin që 8 vjeç, jam artiste cirku. Fillova si artiste cirku më pas kalova në 2005 në garën time të parë për peshëngritje, aty mora medalje me vetëm 3 muaj stërvitje”, është shprehur Bega.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Ndiqni intervisten e plotë më poshtë:

 

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949