Ndonëse televizioni nuk është diçka e re për të, mund të themi se nuk jemi mësuar t’a shohim në këtë profil të ri.
Erion Zeqiraj, një nga ish-banorët e edicioneve të kaluara të "Big Brother Albania", protagonist me batutat, por edhe imazhin e tij, duket se do ta shohim hsumë ndryshe tani në ekran.
Më parë, ai ka prezantuar emsionin "Kolor" në RTSH, ndërsa ka qenë pjesë e disa kompeticioneve artistike, ndërsa prej datës 10 shtator, sipas revistës "Who", Erionin do e shohim si spiker lajmesh pranë Tema Tv.