Luana Vjollca është një prej moderatoreve më të suksesshme shqiptare e si rrjedhojë dhe një prej më të komentuarave, kjo shpesh edhe për shkak të formave të saj apo natyrës mjaft të guximshme.
Luana nuk stepet ndaj ndryshimeve drastike në pamje dhe këtë e kemi vënë re dhe me ndryshimet e here pas hershme të ngjyrës së flokëve.
Nga bjonde siç ishim mësuar t’a shihnim gjithmonë, Luana provoi të kthehej në brune, por ky ndryshim ishte i përkohshëm pasi moderatorja u kthye menjëherë në brune sërish.
Më pas e pamë Luanën me flokë të kuqe dhe aty u bindëm se moderators i shkon çdo lloj look-u, por me këtë ndryshim të fundit nuk e kishim parë kurrë.
Në Instagram Luana ka postuar një foto ku na ka treguar se ka eksperimentuar sërish me flokët.
Nga flokët e gjatë tani Luana ka vendosur të shfaqet me flokë më të shkurtër ngjyrë platini.
“Një tjetër shfaqje, një tjetër pamje,” ka shkruar Luana përkrah fotos.