INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga ''Bonbon'' te ''Të ka lali shpirt''/ Ja 7 këngët SHQIPTARE që bënë xhiron e botës! [VIDEO]

Nga ''Bonbon'' te ''Të ka lali shpirt''/ Ja 7 këngët SHQIPTARE që bënë xhiron e botës! [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 13-02-2020

Shumë prej këngëve shqiptare janë bërë të famshme jashtë vendit, duke u dëgjuar në mbarë botën. Madje shumica prej tyre janë në gjuhën shqipe, gjë që i ka bërë edhe më tërheqëse për publikun e huaj. Më poshtë “Revistawho.Com” ju sjell një listë me 7 këngët që u bënë të famshme ndërkombëtarisht.

“Bonbon” nga Era Istrefi u publikua në dhjetor të vitit 2015. Kënga bëri xhiron e rrjetit dhe Era u cilësua si Rihanna dhe Sia e Kosovës. Në vitin 2016 Era nënshkroi me labelin amerikan Sony Music dhe e ripublikoi “Bonbon” në versionin anglisht.

“Nëntori” ishte kënga me të cilën Arilena Ara konkurroi në “Kënga Magjike” në vitin 2016. Arilena fitoi çmimin “Balada më e mirë” dhe kjo këngë e bëri të famshme ndërkombëtarisht. Këngëtarja performoi në skena të njohura jashtë vendit dhe kënga e saj arriti në top lista botërore.

“A po t’pëlqen” nga Enca u publikua në vitin 2014 dhe kjo ishte kënga që i dha famën botërore këngëtares. Sidomos në Lindjen e Mesme, “A po t’pëlqen” ishte kënga më të dëgjuar. Brenda javës kjo këngë arriti miliona shikime.

“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi Nishtulla dhe Dafi Derti u publikua në vitin 2013 dhe sot e kësaj dite është një nga këngët më të dëgjuara. “Të ka lali shpirt” bëri xhiron e botës, nga Amerika në Australi. Kjo këngë theu rekord dhe ka arritur 500 milionë shikime në Youtube.

“Me tana” është kënga me të cilën Elvana konkurroi në “Festivalin e RTSH-së” këtë edicion. Ndonëse nuk fitoi çmimin e parë, kënga bëri xhiron e botës dhe emri i Elvanës ishte trending në Tëitter. Elvana e ka kompozuar vetë këtë këngë.

“Edhe ti” nga Tayna dhe Mozzik u publikua vetëm pak javë më parë, por brenda 24 orëve kjo këngë arriti famën ndërkombëtare. Kënga ishte në Top lista të shumë shteteve nga Gjermania deri në Angli.

“Zemër” ishte kënga që i dha famën botërore Dhurata Dorës. Kënga u publikua në prill të vitit 2019 dhe theu rekord duke arritur 300 milionë shikime në Youtube. Kjo këngë është në bashkëpunim me reperin algjerian Soolking.

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055