INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga brinar në i dëshpëruar: Calvin Harris

Nga brinar në i dëshpëruar: Calvin Harris "përgjon" Taylor Swift

Publikuar më: 09:28 23-06-2016

Calvin Harris duket se e ka marrë veten nga statusi i ish të dashurit që i kishin vënë brirët...por jo plotësisht.

Ai e ka bërë këtë në të vetmet mënyra që njeh, nëpërmjet muzikës dhe palestrës. Por deri tani kjo ishte e pritshme nga producenti skocez. Ajo që nuk ishte e pritshme ishte që ylli i “This Is What You Came For” të bënte sërish follow Taylor në rrjetet sociale. Mesa duket është bindur se Taylor nuk ka bërë asgjë që nuk duhej të bënte me Tom ndërkohë që ishte e lidhur me Calvin. Ndoshta thjesht nuk heq dot dorë nga ajo, ose më keq akoma, mund të fillojë ta përgjojë. Sido që të jetë, nuk besojmë se Taylor po e vret shumë mendjen, ndërkohë që vazhdon të shijojë romancën me aktorin britanik. Kujtojmë se herën e fundit u shfaqën së bashku duke u argëtuar në koncertin e mikeshës së ngushtë të Swift, Selena Gomez. Ndërkohë që u larguan, pamja sa erdhi e u bë më e ëmbël, me dyshen që ishte kapur për dore, si një çift adoleshentësh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885