INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga çfarë ka hequr dorë kjo 70 vjeçare për t’u dukur seksi? E pabesueshme! [FOTO]

Nga çfarë ka hequr dorë kjo 70 vjeçare për t’u dukur seksi? E pabesueshme! [FOTO]

Publikuar më: 12:09 30-05-2017
Carolyn Hartz është 70 vjeç, ka 3  fëmijë dhe  ka një sekret për të ndarë për të gjithë femrat kudo në botë.
Sipas intv.al ajo  ka 28 vite që nuk konsumon fare sheqer. Duket e pabesueshme, por  ka hequr dorë edhe nga ushqimet me gluten. Këshilla e saj është kjo: “Kujdes çfarë ha dhe jepu këmbëve”. Ajo ka shtuar se shumë gra mbi të 50-at mendojnë se nuk është e mundur të ruash linjat pas kësaj moshe.  Në librin e saj, “Ëmbëlsira pa sheqer” ka sqaruar mirë se mosha nuk përbën problem për t’u dukur në formë gjithmonë. Çdo gjë e ka një arsye, ku theksohet se çfarë e shtyu atë të merrte këtë vendim.
 
Carolyn , përpara 30 vitesh ishte në  rrezik për të vuajtur  nga diabeti, gjë që e detyroi të hiqte dorë për një vit nga të gjitha ëmbëlsirat e shumta që konsumonte pothuajse në çdo vakt.  Sipas intv.al ajo do të  mbante nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Kaloi vetëm një vit dhe ajo e kishte parë sesa të mira kishte përfituar nga heqja e sheqerit, saqë vendosi të mos i kthehet më. Si mund të jetojmë pa ëmbëlsira gjithë jetën?! Një vendim që shumica e njerëzve nuk do guxonin ta merrnin. Rezultatet shihen te pamja e jashtme e Carolyn. 
 
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748