INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga çfarë vuan Merkel? Agjencitë e spiunazhit nisin hetimet…

Nga çfarë vuan Merkel? Agjencitë e spiunazhit nisin hetimet…

Publikuar më: 15:06 30-06-2019

Gjendja shëndetësore e kancelares Merkel ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërore. 64-vjeçarja është parë duke u dridhur në daljete e saj publike. Mjekët janë shprehur se kjo gjendje ka ardhur për shkak të dehidratimit por edhe duke u përshkruar si simptoma të sëmundjes së Parkinson.

Ndërkohë gazeta gjermane “Bild” raporton se agjencitë e huaja të spiunazhit kanë nisur hetimet për Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me synim për të zbuluar sëmundjen e saj.

Justifikimet që ka dhënë zyra e shtypit e Kancelares nuk kanë bindur këto agjenci dhe tashmë kërkojnë të zbulojnë se për çfarë arsye iu shkaktuan të dridhurat Merkelit.

Ndër të tjera, në artikullin e saj, Bild shkruan: “Një burim nga Inteligjenca perëndimore tha se është i sigurt që Kancelarja gjermane ka problem shëndetësor neurologjik”.

Bëhet fjalë për udhëheqësen e Gjermanisë, shteti me rëndësinë më të madhe në Bashkimin Europian, dhe për këtë arsye liderët e vendeve të tjera kanë udhëzuar shërbimet e tyre të inteligjencës për të zbuluar më shumë rreth shëndetit të Angela Merkel.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557