Fjalët e para dhe që mësohen më shpejt, kur po përpiqesh të përvetësosh një gjuhë të huaj janë pikërisht fjalët e pista apo sharjet dhe ky është fakt shkencor.
Sigurisht as këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani nuk mund t'i shpëtonte këtij rregulli.
Ajo ka nisur t’i mësojë shqipen avokatit të saj Marco Malalan dhe ai duket se ia ka marrë dorën, pasi ai jo vetëm i di fjalët por i shqipton shumë mirë ato dhe madje, mban edhe një flamur shqiptar në shtëpi.
Mbrëmë, këngëtarja dëshmoi në Instastory punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë leksioneve të shqipes, duke i kërkuar avokatit të saj të tregojë çfarë di.
Përveç përshëndetjeve të përhershme, ai ka mësuar sigurisht edhe disa sharje, si përshembull: “lopë” si edhe të tjera disi më banale si "m*t".