INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga deputet në shitës dyqani. Historia e pazakontë e italianit[VIDEO]

Nga deputet në shitës dyqani. Historia e pazakontë e italianit[VIDEO]

Publikuar më: 16:07 04-06-2018

Nga deputet në shitës dyqani! Tingëllon paksa e çuditshme e sidomos në realitetin shqiptar. Michele Mognato ish-deputet i Venecias dhe për vite të tëra drejtues i një njësie administrative ju kthye jetës normale, duke punuar si shitës në dyqanet Metro. Paga, 1250 euro në muaj. E të mendosh se në Parlament përfitonte një pagesë prej më shumë se dhjetë mijë euro . "Është e vështirë, por pasioni politik nuk më braktis"-rrëfen ai. Ata që e njohin atë, kanë mbetur të habitur. Deri më 22 mars, Michele Mognato, 56 vjeç, ishte një deputet i zgjedhur në radhët e Partisë Demokratike, pastaj u bashkua me grupin LEU “Të lirë dhe të barabartë”, të krijuar në dhjetor të vitit 2017. Nuk u zgjodh si deputet në 4 mars, pavarësisht nga një rezultat i mirë personal që mori në kolegjin e Venecias. Mori mbi 5% të votave kundrejt mesatares kombëtare prej 3.4%. Kur e pyesin nëse e ka mbyllur me politikën shprehet: Nga një punë mund të heqësh dorë, por nga pasioni jo!

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508