INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Dibra Kryemadhi flet për minatorët: Qeveria të mos vonojë statusin

Nga Dibra Kryemadhi flet për minatorët: Qeveria të mos vonojë statusin

Publikuar më: 16:41 02-11-2017
Monika Kryemadhi mungoi në seancë, pasi kishte vendosur të bënte një takim me minatorët ën Bulqizë. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me minatorët në Bulqizë, nga ku i bëri thirrje qeverisë të dërgojë sa më parë në Parlament statusin e minatorit. Monika Kryemadhi: “LSI jo ne opozite me qeverinë për statusin e minatorit. I bëj thirrje qeverisë të ulet dhe të mos vonojë të sjell në Parlament statusin e minatorit”. Kryetarja e LSI-së tha se minatorët nuk kërkojnë lëmoshe. Monika Kryemadhi: “Lëmosha është fyerje për ta. Minatorët kanë sakrifikuar jetën e tyre për një vend më të mirë. Nëse qeveria sjell statusin e minatorit në Kuvend, të 19 votat e LSI do jenë pro. Qeveria 40 milionë euro dha këtë vit për kazanin e oligarkëve, fatura e statusit të minatorëve është më pak se 10 milionë euro”.
Article Logic
Execution time: 0.0040369033813477