INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Dj në festivale, kryeministre e Zelandës së Re. Njihuni me historinë interesante të Jacinda Ardern [FOTO]

Nga Dj në festivale, kryeministre e Zelandës së Re. Njihuni me historinë interesante të Jacinda Ardern [FOTO]

Publikuar më: 12:02 23-10-2017

Jacinda Andern, kryeministrja e Zelandës së Re, ka ngjallur mjaft kuriozitet jo vetëm me paraqitjen e saj. Dëshira e saj për të sjellë ndryshime është mirëpritur nga të gjithë. Por më interesante e bën  edhe e kaluara e saj si Dj në shumë festivale, si psh kënga “Toy Love” e grupit The Beatles.

Jacinda_1.pngGjithashtu Jacinda shpesh është bërë pjesë e debateve të ndryshme seksiste  teksa bënte thirrje për forcën e re dhe mundësinë e ndryshimeve të ardhmërisë së popullit nën forcën “Jucindamania’.

Dhe për të vazhduar me të kaluarën e saj, Andern 37 vjeç lindi në një familje me babain polic. Një fëmijëri tepër e vështirë e kaluar mes varfërisë në qytetin pyjor Kurupara në ishullin e Veriut. Pasioni për drejtësinë shoqërire erdhi pikërisht nga ajo çka kishte kaluar dhe përjetuar vetë.

Pasi u diplomua, në vitin 2001, Andern punoi si studiuese për kryeministrin e asaj kohe të Zelandës së Ree, Clark. Më vonë u bë pjesë e zyrës së kabinetit në Londër, me kryeministrin britanik, Tony Blair.

Ndërsa në vitin 2008, Ardern u fut në Parlament për herë të parë në moshën 28 vjeç, duke u bërë anëtarja më e re.

i8op9p.png

Jacinda pritet ta marrë detyrën në muajin e ardhshëm duke qenë se partia e parë populiste e Zelandës së Re ra dakord të formojë një koalicion të qendrës së majtë me Partinë e saj të Punës. Ata do të mbështeten nga të Gjelbrit liberal.  Ndërkohë në premtimet e bëra nga Ardern janë edhe zotimi se qeveria e saj do rrisë pagat, do paraqesë objektivat për të larguar varfërinë si dhe do ndërtojë mijëra shtëpi për të pastrehët.

jacinda-ardern.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662