INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga e premtja, vendet e zonës Shengen  do të përballen me rregulla të reja

Nga e premtja, vendet e zonës Shengen do të përballen me rregulla të reja

Publikuar më: 20:38 05-04-2017

Nga e premtja, më 7 prill shtetet e BE-së do të fillojë zbatimin e rregullave të reja, për të hyrë në zonën Schengen dhe kjo bëhet për të shtuar masat e sigurisë ndaj sulmeve terroriste. 

Rregullat e reja kërkojnë kontrolle të rrepta dhe kanë për qëllim “mbrojtjen e BE nga terrorizmi”.

Përveç shtetasve të vendeve të treta, qytetarët e BE-së do t’i nënshtrohen edhe kontrolleve të hollësishme në kufi, ku pritet të shkaktohen vonesa dhe radhë te gjata.

Shtetet e zonës Schengen kanë filluar t'i paralajmërojnë qytetarët e tyre për rregullat e reja.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154