Ashtu si mund t'a keni vënë re nga postimet e tyre në rrjetet sociale duket sikur këtë vit "Festivali i Kanës" është pushtuar nga fytyra shqiptare.
Rita Ora, Elvana Gjata, Ermal Mamaqi, Fatmir Hysenbelliu, Jonida Vokshi, Armina Mevlani, Heidi Lushtaku ishin pikërisht fytyrat e njohura për publikun dhe shwobizz-in shqiptar që i pamë të kalonin në tapetin e kuq.
E teksa mund të themi se nuk kishim parë kurrë më parë kaq shumë shqiptarë në tapetin e kuq të këtij Festivali, nuk qenka dhe aq për t'u çuditur pasi të gjithë mund të shkojnë në Kanë, të paktën kështu mendon Olti Curri, i cili me këtë foto në Instastories duket se i ka ardhur në majë të hundës me shqiptarët që "pushtuan" këtë vit "Festivalin e Kanës".