INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga fituesit deri tek të veshurat më bukur, gjithçka që nuk duhet të humbisni nga MTV Video Music Awards 2019 [FOTO]

Nga fituesit deri tek të veshurat më bukur, gjithçka që nuk duhet të humbisni nga MTV Video Music Awards 2019 [FOTO]

Publikuar më: 10:50 27-08-2019

Një mbrëmje e rëndësishme ishte ajo e djeshmja për këngëtarët pasi është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Video Awards 2019. Artistët me më shumë nominime ishin Ariana Grande, Taylor Swift me nga 10 nominime, të cilat ndiqeshin nga prurja më e re muzikore Billie Eilish,e cila numëronte 9 nominime.

Të gjithë ne ishim sy e vesh tek eventi i rëndësishëm i muzikës pasi ishin të nominuar 3 artiste shqiptare(Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max), por vetëm njëra prej tyre arriti që të triumfonte. Dua dhe Bebe u nominuan në të njëjtën kategori për: “Kënga më e mirë ritmike”, kurse Ava Max është e nominuar në kategorinë tjetër si “Artistja e re më e mirë”.

Bebe Rexha arrti që të çonte në shtëpi çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me “The Chainsmokers”. E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri dhe plot shkëlqim, këngëtarja 29-vjeçare është dukur tejet elegante dhe plot glamur në mbrëmjen e MTV VMA. Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim si: “Solo” nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, “Taki taki” nga DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna & Cardi B, “Happier” nga Marshmello & Bastille, dhe këngën “Electricity” të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në bashkëpunim me Silk City.

17721562-7396541-Silver_siren_Bebe_Rexha_rocked_the_red_carpet_in_a_see_through_m-a-109_1566863102713.jpg

 

Artistja e vitit u shpall Ariana Grande, ndërkohë që kënga e vitit “Old Town Road” e Lil Nas X me Billy Ray Cyrus. Billie Eilish është shpallur artistja më e mirë e re. Kënga “Senorita” e Shawn Mendes dhe Camila Cabello është shpallur si bashkëpunimi më i mirë.

Taylor Swift ka fituar çmimin “Videoja më e mirë e vitit” për këngën “You Need to Calm Down”.

Në një event të përmasave të tilla, një vëmendje të madhe merr edhe tapeti i kuq e yjet që kalojnë në të. Tapeti i kuq kthehet në një pasarelë të vogël dhe artistët shkëlqejnë me veshjet e tyre.

Se cilët janë veshur më bukur le t’i shohim tani së bashku:

17720216-7396541-image-a-39_1566858577000.jpg

rs_634x1024-190826163417-634-MTV-VMAs-red-carpet-fashions-j-balvin.jpg

17729612-7396541-image-a-355_1566882364242.jpg

17724674-7396541-image-a-245_1566870315969.jpg

17730996-7396541-image-a-365_1566885267801.jpg

17722184-7396541-image-a-262_1566871883511.jpg

17721014-7396541-image-m-75_1566860054553.jpg

17724038-7396541-image-a-257_1566871560607.jpg

17723210-7396541-image-a-146_1566864808656.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598