INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga fotot, denoncimi, marrëdhënia seksuale me Anën, te lidhja me modelen, Arjoni flet TROÇ: S’jam...

Nga fotot, denoncimi, marrëdhënia seksuale me Anën, te lidhja me modelen, Arjoni flet TROÇ: S’jam...

Publikuar më: 15:33 01-02-2021

Arjoni dhe Serena, çifti më i ri i showbizit ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "N'Kosovë show", ku folën më gjatë për lidhjen e tyre, si janë njohur dhe planet për të ardhmen. Arjoni tregoi se me Serenën është takuar menjëherë pasi doli nga "Përputhen" dhe ajo i ishte prezantuar si "Mbretëresha e Twerkut". Arjoni u shpreh se që në takimin e parë kuptoi që Serena ishte partnerja që kërkonte.

Ndërsa modelja tregoi se e kishte pikasur Arjonin që kur ishte në "Përputhen" dhe i kishte pëlqyer shumë pamja dhe karakteri i tij.

"Tek Serena më pëlqen bukuria, format trupore, zgjuarsia dhe që i ka të buta (i referohet të pasmeve)", tha Arjoni.

Ish-konkurrenti i "Përputhen" tregoi se ata janë 24 orë bashkë dhe nuk ndahen për asnjë moment.

I ftuar në “n’Kosovë Show”, Arjoni ka treguar se ende nuk ka asnjë njoftim për ndonjë padi të ngritur ndaj tij, megjithëse është interesuar së bashku me avokatin e tij.

Është penduar për foton e publikuar? Sigurisht që jo. Madje, Arjoni tregon se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652