Jose Mourniho bëhet Papë!
Trajneri i njohur portugez gjithmonë ka deklaruar se ai është “special one”, dhe tashmë duket se do t’i ngjisë dhe ato pak shkallë që i kanë mbetur në karrierë. Dhe çfarë i ka mbetur për të arritur? Mesa duket të bëhet autoriteti më i lartë i kishës katolike, por vetëm për një film të animuar. Mësohet se Mourinho do të huazojë zërin e tij për personazhin e Papa Françeskut në një film të animuar që do të realizohet në Portugali me rastin e 100 vjetorit të shfaqjes së Virgjëreshës Mari në Fatima të Portugalisë. Kompania e produksionit Imaginew ka deklaruar se Mou do të dublojë në portugalisht, anglisht, spanjisht dhe italisht, shtete në të cilat është shpallur kampion me klube të ndryshme futbolli.