Jo vetëm gjoba, ata që nuk respektojnë rregulloren duhet të lajnë enët dhe të pastrojnë tavolinën. Ky është kodi i sjelljes që duhet të respektohet në mënyrë rigoroze nga lojtarët e Wolsfburg, i hartuar nga trajneri i klubit gjerman, Bruno Labbadia, që në prag të startit të Bundesligës, njoftoi gjithashtu ndëshkimet e pazakonta për lojtarët e pabindur.
"Gjobat janë të nevojshme, por ndonjëherë ekzistojnë masa më efikase, - tha trajneri i Ëolfsburg në një intervistë për Sport Bild -. Për shembull, duke i larë enët. Ose transportimi i pajisje stërvitore për shokët e skuadrës". Manuali i sjelljes, që duhet zbatuar nga lojtarët e ekipit gjerman, përmban edhe disa pika të tjera: "Ne kemi krijuar një kod sjelljeje. Ka të bëjë me respektin, me përdorimin e telefonave celularë, me pak fjalë, me rendin. Ai që nuk i zbaton, ndëshkohet’’
Në këtë manual ndër të tjera thuhet se vetë lojtarët, do të jenë përgjegjës për zbatimin e sanksioneve: "Ata kanë përgjegjësinë, për të siguruar zbatimin e rregullores - tha Labbadia - nëse dikush arrin me vonesë, atëherë shokët e skuadrës duhet të kërkojnë menjëherë që dënimi të aplikohet "