INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga hotelet, te kozmetika: Lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna

Nga hotelet, te kozmetika: Lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna

Publikuar më: 12:26 18-04-2020

Nga dita e hënë në fashën orare 05:00-17:30 do të nisin punën shumë biznese që kanë qenë të mbyllura gjatë javëve të fundit pas masave të ndërmarra nga qeveria për frenimin e pandemisë.


Në listën e atyre që do të hapen janë sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës.


Ndërkohë që përsa i përket sektorit të pakicës do të vijojnë që të jenë të hapura ushqimoret, fruta perimet, elektroniket, karburantet, bojrave dhe xhamit në dyqane të specializuara, elekroshtëpiake, etj.

Transporti për njerëzit do të vijojë të jetë i mbyllur ndërsa do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampinge dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

Gjithashtu nga hapja graduale përfitojnë aktivitetet e organizatave fetare. politike dhe të tjera.

5e9abb78d7eacScreenshot_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596