Tenori Ramë Lahaj ka dhënë lajmin më të bukur për në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu. Emrat më të njohur të muzikës dhe artit, të gjithë përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë në botë do të bëhen bashkë më 19 nëntor në orën 20:30, në Teatrin ‘Argentina’ në Romë.
“Tok së bashku për Skënderbeun. Together for Skenderbeg. 19.11.2018! Teatro Argentina. Romë, Italy, 20:30h”,- shkruan tenori në postimin lajmërues të koncertit special.
Emrat që bëjnë pjesë në listën e performancave janë: Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.