INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Kim Kardashian te Gigi Hadid: Çfarë mendojnë VIP-at për shenjat e tyre të horoskopit?

Nga Kim Kardashian te Gigi Hadid: Çfarë mendojnë VIP-at për shenjat e tyre të horoskopit?

Publikuar më: 13:21 19-06-2018

Kur bëhet fjalë për horoskopin, shumë njerëz janë të lidhur me shenjën e tyre të zodiakut. Sigurisht edhe personazhet e njohur ndërkombëtarë. Mësoni sesi janë shprehur disa nga yjet e Hollywood-it lidhur me shenjat e tyre.

Selena Gomez: "Për dreq unë jam një gaforre, kaq shumë e ndjeshme. Ndjej dhe përjetoj gjithçka shumë dhe kjo është gjëja që më pëlqen dhe dua më shumë tek vetja".


Chrissy Teigen: "Unë jam një shigjetar, por në fakt të gjitha shenjat me duken njësoj".


Kendall Jenner: "Shenja ime e horoskopit është Ujori. Jam shumë e prerë me njerëzit. Nëse të dua, të dua, por ama nëse nuk të pëlqej, më qëndro larg".


Kim Kardashian: "Kylie është Luani dhe unë Peshorja. Këto dy shenja plotësojnë njëra-tjetrën. Luani është një shenjë zjarri dhe Peshorja një shenjë ajri. Zjarri ka nevojë për ajër, kështu që jemi kombinimi perfekt".


Kylie Jenner: "Nëse një Luan të sheh duke gënjyer, ka marrë fund e gjitha. Nuk do të besojnë më kurrë".


Rihanna: "Peshqit kanë një rreth të ngushtë dhe nuk janë kurrë të interesuar në miqësi të përkohshme".


Taylor Swift: "Unë jam Shigjetari, çka do të thotë që jam shumë optimiste, më pëlqen të udhëtoj dhe të bëj gjithmonë diçka të re".


Gigi Hadid: "Jam e sigurtë në pjesën më të madhe të kohës, por edhe unë kam ditët e mia dua të rri vetëm, kjo sepse unë jam një Dem".

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943