INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Kosova drejt plazheve të Shqipërisë, fluks në Morinë

Nga Kosova drejt plazheve të Shqipërisë, fluks në Morinë

Publikuar më: 16:47 14-07-2018

Edhe këtë fundjavë pika kufitare e Morinës është përballur me fluks të lartë lëvizjesh. Të shumtë ishin kosovarët që kanë përzgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë mbi 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete. Autoritetet doganore po kryejnë procedura të përshpejtuara për të shmangur radhët e gjata në sportele. Qytetarët nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar gjatë fundjavës dhe kryesisht Durrësit. Pritet që fluksi i udhëtarëve të jetë akoma më i lartë në ditët e ardhshme. Deri në shtator të gjithë ata që kalojnë në territorin shqiptar nuk do të paguajnë taksë për Rrugën e Kombit. Aplikimi i saj nis në shtator.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391