INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nga ky vit presim një bebe' Fjolla Morina tregon se si u njoh me partnerin

'Nga ky vit presim një bebe' Fjolla Morina tregon se si u njoh me partnerin

Publikuar më: 17:27 03-01-2021

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka treguar disa detaje nga lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Në një intervistë për revistën Who, ajo është shprehur se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ajo i ka takuar gjithashtu fëmijët e Fisnikut.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, tha këngëtarja.

Fjolla ka zbuluar se ata janë bashkë prej rreth një viti dhe janë njohur nga shoqëria e përbashkët.

“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, tregoi këngëtarja.

Nga ky vit, Fjolla Morina pret një bebe nga biznesmeni Fisnik Syla.

“Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, përfundoi Fjolla.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666