Diçka që pritej, ka ndodhur.
Këtë fundjavë në Athinë do të hapet Club më i ri, i cili do të quhet “LOHAN”. Eshtë miku më i mirë i Lindsay, Denis Papageorgiou, ai që ka vendosur të hapë një club nate me emrin e aktores, ndërkohë që burime tregojnë se edhe 30-vjeçarja do të ketë një pjesë të madhe të fitimeve. Ideja për këtë hapësirë e cila do të jetë e dekoruar si një fabrikë e braktisur, lindi që pas ndarjes se Lindsay me ish të fejuarin e saj, rusin Egor Tarabasov. Burime tregojnë për TMZ se artistja do të jetë e pranishme në “Lohan Club” 2 ose 3 herë në muaj!