INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga lidhja e re e tij te xhelozia për Anën, Atdheu flet TROÇ: Ja kush më zhgënjeu më shumë në Përputhen…

Nga lidhja e re e tij te xhelozia për Anën, Atdheu flet TROÇ: Ja kush më zhgënjeu më shumë në Përputhen…

Publikuar më: 14:34 02-04-2021

Atdheu është një nga djemtë më të diskutuar, edhe pas daljes nga emisioni “Për’puthen”. I ftuar ne emisionin “Shqipëria live”, Atdheu tregon se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim. “Mbase ka dhe jashtë . Do ta them kur të marrim një vendim”, por thekson se nuk është asnjë nga konkurentet apo ish-konkurentet e “Për’puthen”.

I pyetur nëse ka përjetuar flirte apo dashuri në emision, Atdheu përgjigjet, “Kam përjetuar flirte të forta”. Atdheu ka pasur takime shumë të komentuara gjatë “Për’puthen” me Ana Lleshin, ku dhanë dhe puthjen e parë në emision, me Melisën, Sindin dhe Sarën, ku nuk munguan puthjet pasionante por marrëdhënia e tyre u ndërpre shumë shpejt.

 Ish-konkurrenti i Për'puthen më në fund e thotë se gjatë kohës që ka qenë në Për'puthen, nuk është zhgënjyer nga askush me shumë apo me pak. Përkundrazi, prej atje ka dalë me shumë miq, me të cilët takohet ende.

Pyetjes nëse është xheloz për thashethemet se Ana Lleshi dhe Arsimi janë në një marrëdhënie, ai u shpreh se nuk është ne dijeni edhe pse te dy janë miqtë e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0015099048614502