INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Luana e deri te Rudina Magjistari, njihuni me 10 çiftet shqiptare që na kanë treguar se dashuria e mposht distancën! [FOTO]

Nga Luana e deri te Rudina Magjistari, njihuni me 10 çiftet shqiptare që na kanë treguar se dashuria e mposht distancën! [FOTO]

Publikuar më: 11:06 23-05-2019

Të jetosh një lidhje në distancë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse dashuria mund të jetë shumë e fortë, largësia vë në provë të fortë rezistencën e çiftit. Kilometrat që i ndajnë partnerët janë të shumta, por gjithsesi mënyra që lidhja të funksionojë duhet gjetur medoemos. Si? Këtë na e kanë vërtetuar më së miri këto 10 çifte shqiptare, të cilët jo vetëm që kanë arritur ta mbajnë këtë lidhje në distancë prej vitesh, por disa prej tyre i kemi parë në altar e të tjerë mund t’i shohim së shpejti.

1.Luana dhe Krenari

NARRI.jpg

 

Moderatorja dhe biznesmeni nga Kosova janë prej vitesh në një lidhje të cilën kanë preferuar mos ta bëjnë publike megjithatë fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar tashmë që të dy po jetojnë një histori dashurie. Lidhja e Luanës dhe Krenarit nuk ka qenë e lehtë pasi jetojnë larg prej njëri-tjetrit. Luana jeton në Tiranë ndërsa Krenari në Prishtinë. Shpeshherë e shohim moderatoren të udhëtojë drejt Prishtinës për të takuar Krenarin dhe çifti udhëton shpesh bashkë gjatë vitit për të kaluar kohë me njëri-tjetrin. Pavarësisht largësisë, lidhja e Luanës dhe Krenarit ka funksionuar e këtë e dëshmojnë vitet që kanë bashkë.

2.Eni dhe Genci

ENNUA.jpg

 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lidhjen e Enit dhe Gencit. Eni jeton në Tiranë ndërsa Genci në Prishtinë. Pavarësisht largësisë ata takohen shumë shpesh dhe kjo nuk e ka penguar lidhjen e tyre. Madje çifti pas 3 vitesh së bashku kanë vendosur të martohen dhe siç deklaruan në “Xing me Ermalin” së shpejti do të bëjnë një dasmë madhështore.

3.Baby G dhe Lim Hoti

 

LIMI.jpg

Ndërsa Baby G dhe Lim Hoti e kanë gjetur zgjidhjen. Dyshja për një kohë jetuan lidhjen e tyre në distancë ndërsa së fundmi Baby G ka ardhur në Tiranë dhe bashkëjeton me Lim Hotin. Ndonëse nuk kanë shumë kohë bashkë, lidhja e tyre duket shumë e fortë dhe çiftin tashmë e sheh kudo bashkë.

4.Shpat Kasapi

Një lidhje në distancë po jeton aktualisht edhe Shpat Kasapi. Këngëari tregoi në një intervistë se është në një lidhje me një vajzë nga Kosova. Mirëpo dyshja takohen rrallë pasi Shpati jeton në Shkup. Këngëtari u shpreh se komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe është shumë i lumtur me këtë lidhje aq sa ka vendosur të fejohet së shpejti.

Nëse çiftet e mësipërme mund t’i hipin makinës e brenda ditës të shkojnë të takojnë personin e zemrës sa herë i merr malli, çiftet e mëposhtme duhet të presin një biletë për ta takuar partnerin/partneren sepse i ndajnë shtete e jo vetëm një kufi.

5.Fero dhe Arbenita

KATT.jpg

 

Fero jeton në Prishtinë ndërsa Arbenita në Londër. Modelja është me origjinë shqiptare por jeton e vepron në Londër. Ajo është modele e një agjencie me emër të njohur dhe e ka të vështirë të shkëputet nga karriera në ngjitje, për tu rikthyer në Kosovë. Pavarësisht largësisë çifti takohen shpesh bashkë. Fero ka treguar se ata shpeshherë e lënë të takohen në shtete të ndryshme e me këtë rast t’i vizitojnë së bashku. Herën e fundit ishte Arbenita ajo që erdhi në Kosovë ku ndjenji pak ditë për të kaluar kohë me të dashurin.

6.Arjon Muça

Edhe Arjoni jeton një lidhje në distancë me një vajzë shqiptare bjonde identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Vajza jeton dhe vazhdon shkollën në Itali prandaj është Arjoni ai i cili shkon ta takojë më shpesh. Në një intervistë të fundit moderatori zbuloi se mendon që në të ardhmen të shpërngulet në Itali për të jetuar me vajzën që i mori zemrën.

7.Stresi dhe Kejsi

LSKT.png

 

Dyshja prej vitesh kanë jetuar lidhje në distancë pasi Kejsi jeton dhe punon në Kanada. Ashtu si Fero dhe Arbenita, edhe Kejsi me Stresin shpesh takoheshin në shtete të ndryshme për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, bën të ditur Xing.al. Prej disa muajsh distanca e tyre është thelluar pasi Stresi ndodhet në qeli. Ditën e djeshme Kejsi mori rrugën për në Shqipëri për të vizituar bashkëshortin.

8.Vesa dhe Big Basta

 

CST.jpg

Çifti shumë i dashur për publikun jetuan gjithashtu lidhjen në distancë. Big Basta shkoi në Zelandë të re ndërsa Vesa me djalin qëndruan për një kohë të gjatë në Shqipëri. Më pas edhe ata iu bashkuan Bigut dhe nisën jetën e re në Zelandën e re. Në një intervistë pak muaj më parë Vesa u shpreh se i urren lidhjet në distancë dhe largësia ka qenë shumë e vështirë për të dhe për Bigun.

9.Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

RKET.jpg

 

Ja dëshmia që lidhjet në distancë përfundojnë edhe në martesë. Moderatorja Rudina Magjistari dhe kampioni i kik boksit, Xhavit Bajrami kanë jetuar dy vite lidhje në distancë. Pas dy vitesh ata nisën bashkëjetesën në Tiranë dhe më vonë sollën në jetë fëmijën e tyre të parë. Sot Rudina dhe Xhavit kanë një martesë të lumtur dhe janë prindër të Mias.

10.Marina dhe Getoari

GEHTTI.jpeg

 

Ashtu si Luana, edhe Marina ka vuajtur lidhjen në distancë me Getoarin. Ai jetonte në Kosovë ndërsa Marina në Tiranë. Pas shumë udhëtimeve sa në Prishtinë e sa në Tiranë për të qenë bashkë, Marina dhe Geti vendosën të bashkëjetonin. Reperi u shpërngul në Tiranë për të jetuar në një apartament me Marinën në një nga zonat elitare të kryeqytetit. Pas bashkëjetesës çifti vendosën të martoheshin./Xing.al

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811