INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Luana tek Alketa Vejsiu, vajzat e famshme shqiptare që morën vëmendjen e mediave të huaja

Nga Luana tek Alketa Vejsiu, vajzat e famshme shqiptare që morën vëmendjen e mediave të huaja

Publikuar më: 15:28 04-11-2020

“Qielli është limiti” është motoja e çdo njeriu ambicioz. Në gjuhën e ‘showbiz’ do të mund të përkthejej “mediat e huaja janë qielli im”. Për të bukurat e showbiz-it shqiptar, media shiptare nuk mjafton, ajo e huaj është objektivi. Shumë e ëndërrojnë e synojnë, disa edhe ia kanë dalë mbanë. “Revista Who” vendosi t’ju sjellë sot disa nga vajzat e famshme shqiptare të cilat tërhoqën edhe vëmendjen e mediave të huaja dhe një publiku akoma më të gjerë.

Së fundmi mediat e huaja shkruajtën për Luana Vjollcën, pas transformimit të saj si Jennifer Lopez në “Shiko kush luan”. Me rastin e festës së Halloëeen-it, Luana u shfaq në program me një fustan jeshil të J.Lo-s dhe flokët në të njëjtin stil si diva. Për këtë ‘look’ Luana shpenzoi 10,650 euro përfshirë fustanin dhe këpucët. Një revistë në Azerbajxhan i ka kushtuar një artikull moderatores shqiptare ku shkruan se Luana ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fustanin ‘Versace’ si Jennifer Lopez.

74F2EB32-51D9-4BE4-9E94-6C7E01B8F755-300x169.jpg


“Ajo është Rihanna shqiptare”-kështu shkruanin pak kohë më parë mediat boshnjake për Beatrix Ramosajn. Mediat në fjalë shkruanin se Beatrix i ngjan shumë Rihannës dhe kishin përmbledhur me pak fjalë biografinë e saj. “Beatrix është një nga këngëtaret më të njohura në Kosovë. Kjo bukuri 25 vjeçare ka jetuar në Hollandë dhe më pas u zhvendos në Shqipëri. Ajo ka fituar disa çmime në kompeticione muzikor edhe i ngjan shumë Rihannës. Beatrix është shumë aktive në rrjete sociale ku poston foto nga pushimet”, shkruanin mediat boshnjake.

52DF6C72-5000-4E64-A177-F96E15A6E415-300x345.jpg


Balerina shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa i mahniti të gjithë me pamjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia, një nga eventet më të mëdha ku parakalojnë në tapet të kuq aktorë, regjisorë e producentë nga e gjithë bota. Mediat prestigjioze “Corriere della sera” apo “Vanity Fair”, i kushtuan artkuj Klaudias duke e cilësuar si një nga të veshurat më bukur të mbrëmjes.

BA8C78DD-B337-40AA-9E8A-7F1D77A9AECB-300x375.jpg


Eva Murati ka marrë vëmendjen e mediave greke. Këto të fundit shkruanin pak kohë më parë se Eva është një vajzat më të bukura të televizionit. Mediat greke theksonin se Eva përpos një moderatore e suksesshme, duket edhe shumë seksi në imazhet që publikon në Instagram.


Portali i njohur i lajmeve në Maqedoni “Kurir”, kohë më parë i kushtoi artikull Viola Spiros. “Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur emision sporti”-shkruante “Kurir”. Brenda artikullit shkruheshin fjalët më të mira për moderatoren duke përmendur bukurinë e saj dhe faktin që është shumë e komentuar.

65C95100-6C6B-4DC6-B02D-835EBC63097A-300x375.jpg


Reperja Melinda arriti të bëhej pjesë e medias prestigjioze “The New York Times”. Në një artikull, ku përfshiheshin 15 yje europian të muzikës pop, bënte pjesë edhe reperja shqipate. Artikulli niste me historinë e Melindës dhe familjes së saj dhe se si ajo arriti që të bëhej e njohur. “Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet 90’. Ajo ka lindur në Gjermani dhe jetoi atje derisa familja e saj fitoi ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at dhe ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore”, shkruhej në artikull.

86380025-EB34-412A-B407-82C26E9E292F-300x375.jpg


“Uragan”-kështu e quajtën mediat italiane Alketën pas prezantimit të saj në “Sanremo”. Moderatorja shqiptare bëri përshtyje të mirë dhe mori komente pozitive sidomos me italishten e rrjedhshme dhe mediat italiane shkruanin se ajo është një ndër femrat më të shkathta që kanë ndarë skenën me Amadeus. 

C565DB3D-F316-43C2-AF11-B5A7F424597C-267x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219