1. Marina dhe Getoari janë njohur në Instagram. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty?”, ia ka kthyer Marina “Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S’na lidh asgjë”.
“Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë”, i është përgjigjur Geti. E ftuar në “Xing me Ermalin”, moderatorja tregoi se pas këtij mesazhi nuk i shkruajti më Getit por ai kishte insistuar dhe një ditë tjetër i kishte shkruar sërish: “Pse s’më kthen përgjigje? Të ka ngelur hatri?”.
Marina i kishte kthyer përgjigje duke i thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua në martesë dy vite më parë.
2. Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin. Ishte Enisi ai që i shkroi Florianës dhe moderatores i kishte bërë përshtypje mesazhi i tij, bën të ditur Xing.al.
“Jam njohur virtualisht online në një platformë që nuk përdoret shumë, Linkedin. Pashë që më kishte ardhur një mesazh i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim. U takuam në Itali”, ka treguar Floriana.
3. Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëri-tjetrin në një restorant e më pas futbollisti i kërkoi menaxheres që t’i jepte numrin e tij Monikës. Pas këtij momenti, çifti u njohën më mirë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve të shpeshta.
Loriku ishte i bindur se Monika do e telefononte dhe ashtu ndodhi, bën të ditur Xing.al. Çifti sot janë të martuar dhe kanë krijuar familjen e tyre. Ata janë prindër të një djali dhe duket se e shijojnë shumë jetën familjare.
4. Loredana dhe Mozzik janë njohur në Instagram dhe shkak është bërë një follow. Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana dhe vendosi t’i bëjë follow e t’i shkruajë.
Reperi ka qenë me fat pasi Loredana i ktheu përgjigje dhe nisën bisedimet e gjata derisa çifti erdhi në fazën e lidhjes, bën të ditur Xing.al. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.
5. Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkruajti Rudinës një mesazh përshëndetës.
“Përshëndetje nga Tokio”, i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision, bën të ditur Xing.al. “Impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, është shprehur Rudina. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.
6. Armando Sadiku dhe e fejuara e tij Elona janë njohur në Facebook. Elona ishte fanse e Sadikut dhe i shkruante shpesh atij mesazhe derisa futbollisti iu përgjigj. Më pas mes tyre filluan komunikimet dhe mesazhet e shpeshta, bën të ditur Xing.al. Çifti u shfaqën për herë të parë së bashku në eventin ODA vitin e kaluar. Lidhja e tyre u zyrtarizua me një fejesë që u organizua privatisht.
7. Blendi Salaj dhe bashkëshortja e tij Anora janë njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ‘like’ dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra.
Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook-ut vazhdoi për 2-3 muaj. Çifti sot janë të martuar, prindër të një djali dhe shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të dytë.
Kujdes burri juaj i ardhshëm mund të jetë tek ‘other messages’./xing.al