INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga marrëdhënia me Romeo Veshajn e deri te planet për martesë, Jonida Maliqi përgjigjet TROÇ: Kur dy njerëz duhen…

Nga marrëdhënia me Romeo Veshajn e deri te planet për martesë, Jonida Maliqi përgjigjet TROÇ: Kur dy njerëz duhen…

Publikuar më: 11:04 03-05-2020

Prej kohësh këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është përfolur për një romancë me aktorin e humorit Romeo Veshaj, zëra të cilat ende nuk kanë marrë një konfirmim nga dyshja.

Këtë të shtunë, Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin Pop Culture, ku në një intervistë me autoren dhe moderatoren Dojna Mema ajo ka rrëfyer disa prej gjërave që ndoshta nuk i keni ditur më parë. Pas ngacmimeve për raportin me Romeon dhe për faktin se kanë qenë së bashku në jug, fundjavën që lamë pas, Jonida është përgjigjur me humor .

“Ka qenë koiçidencë. Ndoshta po i bënim karshillëk njëri-tjetrit”, është shprehur Jonida Maliqi duke qeshur.

Por më pas ajo ka shtuar që “Kam diçka të rëndësishme andej, kaq mund t’ju them. Ju mjafton?”.

jent.jpg

 

Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse është e lidhur me Romeon, Jonida i është përgjigjur: “Merre Romeon pyete. Unë ta thash që nuk flas.”

Më tej, Dojna ka pyetur Jonidën nëse beson sërish tek martesa dhe nëse a do të zgjidhte ta bënte sërish.

“Nëse do më pyesje para disa kohësh do të thoja, jo nuk besoj por unë besoj tek dashuria dhe kur dy njerëz duhen e duan të ndajnë jetën bashkë , të krijojnë familje, duan të jenë pjesë e njëri tjetrit dhe të pleqërojnë të dy. Patjetër që besoj dhe do mundohem që ta gjej këtë gjë”.- ka treguar Jonida.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381