Ky edicion i “Big Brother VIP” ka nisur me mjaft debate mes banorëve. Por sigurisht ka edhe momente të bukura, kur të gjithë ulen bashkë në një vend dhe luajnë lojëra të ndryshme.
Mbrëmë, teksa ishin ulur jashtë banorët nisën një lojë, ku kishte të bënte me pyetje për njëri-tjetrin. Ervini pyeti Merin se kush ishte më legeni dhe ajo iu përgjigj “Meritoni”.
Pasi ajo zgjodhi Meritonin, Meri kishte për t’i bërë një pyetje atij dhe moderatori do i përgjigjej.
Pjesë nga loja:
Ervini: Kush është më legeni?
Meri: Meritoni më legeni. Kush është më dredharaku këtu?
Meritoni: Rikja. Kush të acaron më shumë këtu?
Rikja: Gazi. Kush bën më dallavere në këtë grup?
Gazi: Ilnisa. Kush është më punëtori këtu?
Ilnisa: Egla. Kush është më i forti deri tani?
Egla: Drini se e zgjodhëm edhe lider. Kush është më i vërteti këtu brenda?
Drini: Më i vërteti është Gabrieli. Kush është më gënjeshtari-ja?
Gabrieli: Juli. Kush është më i pastri, që po luan lojën më të pastër deri tani?
Juli: Heidi. Kush është më i pisti, zhulsi?
Heidi: Elvisi. Kush është më ironiku këtu, më ciniku?