Ermal Mamaqi ishte dje i ftuar në emisionin “Dola te Ola” në News 24 ku foli më shumë për projektin e tij të shumëpritur, serialin “H.O.T”. Ndërkohë që aktori ka zbuluar një pjesë të yjeve që do të jenë pjesë e tij si Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani dhe Xhoda, ai ka treguar listën e plotë të kastit.
Pjesë e “H.O.T” do të jetë Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Ana Lika, Monika Lubonja, Erblin Bajko dhe Amos Zaharia. Ermali ka rrëfyer gjithashtu se herë pas here të ftuar në serial do të jenë edhe emra të njohur të politikës.
Përsa i përket kuptimit të “H.O.T”, sipërmarrësi i njohur ka sqaruar se nënkupton “Humans Of Tirana”, pra “Njerëzit e Tiranës”. Në transmetim seriali pritet të dalë më 15 Tetor.