Nga kjo e dielë, ora 12:00, çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit është i detyruar që të bëjë nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.
Këtë mesditë do të kryhet testi i parë, në sportelet e vendosura posaçërisht për taksimin e rrugës.
Taksa do të aplikohet në katër sportele, dy për hyrjet dhe dy të tjerë për daljet në këtë rrugë.
Mëngjesin e sotëm janë vendosur trarët, në mënyrë që testimi në mesdite të jetë gati për t’u kryer.